KryesoreLajme

Konjufca priti në një takim përfaqësuesit e Këshillit Ndërkombëtar për Bashkëpunim Ekonomik dhe Social

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Këshillit Ndërkombëtar për Bashkëpunim Ekonomik dhe Social (C.I.C.E.S.), z. Michael Deboudt, z. Jean Réveillon dhe z. Thomas Culnart, në shoqërim nga ambasadori i Kosovës në Francë, z. Mehdi Halimi.

Duke i falënderuar mysafirët për vizitën, kryekuvendari Konjufca shprehu mirënjohjen e tij për sinqeritetin e angazhimit dhe rolit të tyre në drejtim të promovimit të imazhit të Kosovës në Francë dhe përtej, për punën në lidhje me mundësitë për investime në Kosovë nga kompanitë franceze, njëherazi edhe për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve ekonomike e kulturore midis Republikës së Kosovës dhe Francës.

Lexo më shumë  Maqedonci: Evropa gaboi që nuk investoi në mbrojtje, po e ndërtojmë fabrikën e municionit

Në këtë takim u theksua rëndësia e qasjeve pragmatike dhe të prirura nga vlera të përbashkëta demokratike në një kontekst rajonal, evropian dhe ndërkombëtar shumë sfidues ndaj këtyre vlerave. 

Përfaqësuesit e C.I.C.E.S. e falënderuan kryetarin Konjufca për pritjen dhe e siguruan atë se do të mbeten të angazhuar në zhvillimin dhe realizimin e projekteve në mbështetje të Kosovës dhe në zhvillim të bashkëpunimit.

Lexo më shumë  NATO planifikon të ndërtojë një tubacion aviokarburanti nga Gjermania në Poloni dhe Republikën Çeke

Rruga Press

YouTube player