KryesoreLajme

Konjufca pret në takim themeluesit e shkollës shqipe `AlbaLife` në New York

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Qemal dhe Kozeta Zylon, themeluesit e shkollës shqipe “Alba Life”, që operon nëpër të gjitha lagjet e New Yorkut, si dhe mësimdhënësen Fatlinda Gashi.

Përmes një komunikate për medie bëhet e ditur se bashkëbiseduesit folën mbi rolin e shkollave shqipe në mërgatë dhe rëndësinë e tyre në edukimin e gjeneratave të reja, në ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kombëtar, gjuhës dhe kulturës tonë.

Lexo më shumë  Ministrja Haxhiu në përvjetorin e policisë kujton ata që dhanë jetën për mbrojtjen e atdheut

“Kryeparlamentari Konjufca falënderoi mysafirët dhe të gjithë ata që angazhohen në këtë shkollë me punën e tyre në drejtim të edukimit, duke u shprehur mbështetje në vazhdimin e këtij misioni fisnik dhe theksoi gatishmërinë e bashkëpunimit”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, mysafirët e njoftuan kryetarin Konjufca rreth programeve dhe aktiviteteve të tyre dhe falënderuan për pritjen dhe gatishmërinë, duke shprehur vendosmërinë për të punuar edhe më tutje në drejtim të edukimit dhe profesionalizimit të fëmijëve shqiptarë, të cilët në të ardhmen do të kontribuojnë për vendin dhe kulturën tonë.

Lexo më shumë  Përfaqësuesi i BE-së, Lajçak dhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Fidan sot në Kosovë

Rruga Press

YouTube player