Konjufca pret në takim pjesëtarët e korit ‘Siparantum’, flasin për sukseset në skena të rëndësishme muzikale
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, priti në takim pjesëtarët e Korit Siparantum.
Mysafirët e njoftuan Konjufcën me punën dhe sukseset e këtij kori, përfshirë pjesëmarrjen e tyre nëpër skena të rëndësishme muzikale.
“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim pjesëtarë të Korit Siparantum. Gjatë këtij takimi, mysafirët e njoftuan kryetarin Konjufca me punën dhe sukseset e këtij kori, pjesëmarrjen e tyre nëpër skena të rëndësishme muzikale, brenda Kosovës dhe ndërkombëtarisht”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Njëherit, kryekuvendari i ka falënderuar për vizitën, derisa i ka përgëzuar për prurjet e tyre në lëminë e muzikës korale.
“Konjufca theksoi rëndësinë që kanë veprimtari të tilla në zhvillimin dhe promovimin e aspektit kulturor e artistik të vendit tone”, thuhet në njoftim.
Rruga Press