KryesoreLajme

Konjufca: Pa pavarësi ekonomike, një shoqëri nuk mundet mu mburrë dhe s’ka barazi. Puna më e madhe na pret në ketë dimension, në luftimin e dhunës prej ambientit familjar në punë e në rrugë

Lëvizja Vetëvendosje në takimin elektoral me gratë dhe vajzat në komunën e Gjilanit, ka premtuar mbështetje për gratë dhe vajzat në edukim, arsim e përfshirje në procesin e vendimmarrjes.

Kandidatja për deputete, kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila, tha se Kosova ecë përpara vetëm me qeverisjen e Vetëvendosjes.

“Investimet në shëndetësi, arsim e edukim, janë investime që më së pari e më së shumti përfitojnë gratë dhe familjet”, tha ajo.

Lexo më shumë  Vuçiqi takohet me zëvendëskryeministrin kinez, thotë se Kina po e mbështet Serbinë nga “ndërhyrjet e huaja” për të cilat akuzon Perëndimin

Kandidati për deputet i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca në gjithë planin e saj qeverisës e ka gruan në fokus në veçanti ndaljen e dhunës ndaj grave.

“Pa pavarësi ekonomike, një shoqëri nuk mundet mu mburrë dhe s’ka barazi. Puna më e madhe na pret në ketë dimension, në luftimin e dhunës prej ambientit familjar në punë e në rrugë”, tha Konjufca.

Lëvizja Vetëvendosje u premtoi grave dhe vajzave në Gjilan, së pas 9 Shkurtit, do të angazhohen fuqishëm në realizimin e së drejtës së grave për trashëgimi.

Lexo më shumë  Grenelli asht manipulu nga skenderucët në Prishtinë

Rruga Press

YouTube player