KryesoreLajme

Konjufca nis takimet e nivelit të lartë në Gjermani, diskutime të rëndësishme me Presidenten e Bundestagut

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka takuar presidenten e Bundestagut Gjerman, Barbel Bas.

Në një postim në Facebook Konjufca ka shkruar se në këtë takim kanë diskutuar për çështje të rëndësishme.

Ai ka theksuar se e ka falënderuar homologen e ti për mikpritjen dhe për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë gjithnjë Republikës së Kosovës që nga themelimi i saj, por edhe më herët.

“Në veçanti, shpreha mirënjohjen time dhe të vendit tonë për qëndrimet e qarta të Gjermanisë, sa i përket sulmit terrorist në Banjskë”, ka shkruar Konjufca.

“Në frymën e raporteve të ngushta mes vendeve tona aleate dhe mike, diskutuam për çështje të rëndësishme, me orientim në kahjen që partneritetin tonë të ngushtë e të palëkundur nëpër vite ta thellojmë edhe më tej në drejtim të zhvillimit të interesave dhe synimeve tona të përbashkëta”, ka shkruar Konjufca.

Lexo më shumë  Kurti takon homologun e tij nga Vanuatu

Ai ka thënë se e ka njoftuar presidenten e Bundestagut se Kosova “ka arritur suksese të rëndësishme sa i përket treguesve të demokracisë në vend”. “Megjithatë, shpreha nevojën e shtetit tonë për shkëmbimin e mëtejshëm të përvojave parlamentare dhe ekstraparlamentare sa i përket rritjes së kapaciteteve demokratike. Nga zj. Bas mora konfirmimin se mbështetja diplomatike, partneriteti dhe bashkëpunimi i gjithanshëm mes nesh do të vazhdojë edhe më tutje”, ka shkruar Konjufca.

Kryetari i Kuvendit, Konjufca bashkë me kabinetin e tij, ka udhëtuar në Gjermani për vizitë zyrtare dhe do kryejë këto takime:

1.Takim me Presidenten e Bundestagut – Barbal Bas

Lexo më shumë  Zemërim i shqiptarëve ndaj evropianit në bashkëpunim me Serbinë, FSHF-ja censuron reagimet duke bllokuar komentet

2.Takim me Michael Roth – Kryesues i Komisionit për Politikë të Jashtme në Bundestag.

3.Takim me Manuel Sarrazin i dërguar i posaqëm i Qeverisë Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perendimor.

4.Takim me Dr. Anton Hofreiter – Kryesues i Komisionit për Bashkimin Evropian.

5.Takim me Dr. Marie-Agnes Strack-Zimmermann, Kryesuese e Komisionit per Politikë të Mbrojtjes

6. Takim me Martin Schulz, President i FES dhe ish-Kryetar i Parlamentit Evropian

7. Takim me Peter Beyer – deputet i CDU-së dhe përgjegjës për Ballkanin Perendimor në CDU.

Rruga Press

YouTube player