Lajme

Konjufca ngushëllon familjarët e viktimαve të dy sųlmeve në Serbi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave të dy sulmeve që kanë ndodhur gjatë kësaj jave në Serbi.

“Shpreh ngushëllimet më të thella për prindërit dhe familjarët e viktimave të dy ngjarjeve tragjike në Beograd! Ngjarjet e tilla janë gjithnjë të rënda dhe krijojnë pikëllim për këdo dhe gjithkund, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijë dhe civilë, e sidomos kur një nga këto krime të kësaj natyre të rëndë ndodh në një shkollë. Uroj shërim sa më të shpejtë për të plagosurit!”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

Lexo më shumë  Barometri i Ballkanit 2025/ Shqetësim në Shqipëri, çmimet e larta

Mbrëmë në një sulm me të shtëna masive në disa fshatra afër Beogradit janë vrarë 8 persona dhe janë plagosur 13 të tjerë.

Ndërkohë që para dy ditësh në një shkollë në Berograd, një 14-vjeçar ka vrarë tetë nxënës dhe rojën.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  “Gjel grek” për festa, importi ul çmimet dhe dëmton fermerët në zonën e Lushnjës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *