KryesoreLajme

Konjufca nga Haga: Askush nuk mund të shkelë në luftën tonë çlirimtare

Në shënim të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka theksuar rëndësinë e 17 shkurtit si një datë që bashkon dhe forcon kombin shqiptar kudo që ndodhet.

Ai po ashtu bëri të ditur se të mërkurën do të marrë pjesë në procesin gjyqësor ndaj ish- krerëve të UÇK-së të cilin proces e quajti të padrejtë.

Lexo më shumë  Reuters: Rama tenton të frenojë drejtësinë, BE i kujton nevojën për luftën ndaj korrupsionit

“17 shkurti na bën bashkë kudo që jemi. Është një datë që na forcon dhe na nderon, andaj festofshim të gjithë bashkë. Nesër do të marr pjesë në procesin e padrejtë gjyqësor që po bëhet ndaj ish-luftëtarëve tanë. Askush nuk mund të shkelë në luftën tonë çlirimtare. Kjo është vlera sublime që do ta mbrojmë me çdo kusht e çdo çmim”, tha ai.

Konjufca nënvizoi se lufta çlirimtare e Kosovës përbën një ndër shtyllat më të rëndësishme të shtetësisë dhe identitetit kombëtar, duke shtuar se përkushtimi për ta mbrojtur atë mbetet i palëkundur.

Lexo më shumë  Kurti në mbledhjensolemne të qeverisë përmend ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë: Historia do ta bëjë gjykimin e drejtë

Në të njëjtën frymë u shpreh edhe ambasadori i Kosovës në Holandë, Dren Doli, i cili tha se qytetarët duhet të jenë krenarë për rrugëtimin e vendit.

“Duhet të jemi krenarë për luftën e Kosovës dhe për atë që Kosova përfaqëson. Kosova është vendi ynë… Urime”, deklaroi Doli.

YouTube player