KryesoreLajme

Konjufca: Nëse dialogu e ka çmimin e shkatërrimit të Kosovës, është mirë t’i themi mirupafshim

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë tutje se Kosova është nisur dhe qëndron në dialog mbështetur në dy parime, që dialogu është për njohje reciproke dhe që çfarëdo rregullimi për të drejtat e serbëve është në kuadër të Kushtetutës së Kosovës.

Ai ka thënë se kurrfarë pozicioni antikushtetues nuk mund të jetë bazë për negociata, ndërkohë që ka folur për draftin e prezantuar nga Ekipi Menaxhues për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Nëse ky proces e ka çmimin e shkatërrimit të Kosovës, minimit të themeleve të shtetit tonë, atëherë është mirë të themi ne mirupafshim, se nuk ka interes këtu. Normalizimi vjen për shkak se shkohet drejt njohjes së ndërsjellë, normalizimi nuk vjen me shkatërru shtetin e Kosovës me një republikë serbe”.

Konjufca: Rakiqi shkeli betimin e deputetit të Kuvendit të Kosovës me zgjedhjen e Ekipit Menaxhues

Kryeparlamentari Konjufca ka deklaruar se Goran Rakiq ka shkelur betimin e deputetit kur ka zgjedhur anëtarët e Ekipi Menaxhues për hartimin e draftit të Asociacionit. Kjo për shkak se, siç ka thënë, drafti ka qenë për krijimin e një republike serbe brenda vendit, e si e tillë shkel parimin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës pro interesave të vendit.

Lexo më shumë  𝐊𝐮𝐫 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚 𝐟𝐥𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐠𝐣𝐮𝐡𝐞̈𝐧 𝐞 𝐚𝐫𝐦𝐢𝐤𝐮𝐭: 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐚𝐥𝐞𝐚𝐧𝐜𝐞̈ 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐧

Ai ka theksuar se statuti ka qenë ai çfarë e ka kërkuar presidenti serb, e jo çfarë do t’i përgjigjej interesave të Kosovës.

“Kosova fatkeqësisht e ka trashëguar një vendimmarrje të qeverive të kaluara lidhur me këtë kornizë të dialogut që është caktimi i personave të ekipit menaxhues nga një zv.kryeministër që i përgjigjet vetëm Vuçiqit, që është Rakiq. Rakiq i ka përzgjedhur anëtarët e ekipit. Ai është kujdesur që këta anëtarë të jenë të përgjegjshëm para Serbisë dhe kjo është shkelje e Kushtetutës së Kosovës, ligjeve tona, bile shkelje e betimit të deputetit. Kur e bëjmë betimin në këtë institucion ku jemi, betohemi që do t’i shërbejmë vetëm interesave të Republikës së Kosovës dhe kushtetutshmërisë së saj. Çdokush që e shkel betimin dhe bën veprimet që janë në kundërshtim me këtë betim, Qeveria e Kosovës nuk ka obligime ndaj veprimeve të tyre. Nëse e lexoni statutin, ky statut që e prezantuan ishte saktë sipas urdhërdhënies së Vuçiqit, sepse ishte urdhërstatut për të krijuar republikë serbe brenda Kosovës dhe kjo është antikushtetuese. Kurrfarë pozicioni antikushtetues nuk mund të jetë bazë për negociata”, ka shtuar Konjufca.

Lexo më shumë  “Paralizohet” Tirana/ Tension dhe përplasje, çfarë ndodhi gjatë protestës së opozitës

Konjufca i përgjigjet Lajçakut: Pikënisja për Asociacionin duhet të jetë brenda Kushtetutës së Kosovës

Pikënisja për diskutimet e ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë brenda Kushtetutës së Kosovës, ka thënë kryeparlamentari Glauk Konjufca, në përgjigje ndaj deklaratës së emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, se drafti i Ekipit Menaxhues është pikënisje për diskutimet e mëtejshme për Asociacionin, ndonëse për Lajçakun nuk është drafti përfundimtar. 

Konjufca ka thënë se Kosova nuk ka kurrfarë interesi për dialog me Serbinë, nëse ndërkombëtarët nuk e mendojnë zgjidhjen brenda Kushtetutës së Kosovës.

“Pikënisja duhet të jetë brenda Kushtetutës së Republikës së Kosovës, mendoj që nëse faktorët e rëndësishëm ndërkombëtarë, nëse BE-ja nuk mendon që zgjidhja duhet të jetë brenda Kushtetutës së Kosovës, mendoj që Kosova nuk ka çka të kërkoj në atë dialog më. Kurrfarë interesi nuk ka Kosova më, çka kemi ne interes ta shkatërrojmë kushtetutshmërinë tonë, ajo shkon në dëm tonin nëse shkon ashtu”, ka thënë ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *