KryesoreLajme

Konjufca në takim me shefin e Ambasadës së Luksemburgut, Dietz diskutuan për bashkëpunimin bilateral

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti dje Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Ministria e Jashtme njofton se në takimin njoftues pas formimit të qeverisë së re, Dietz e uroi ministrin Konjufca për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve.

Lexo më shumë  Kurti: Ballkani Perëndimor stabilizohet vetëm kur të zbehet ndikimi rus

Sipas njoftimit të MPJD-së takimi u fokusua në forcimin e marrëdhënieve bilaterale, koordinimin në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun”, thuhet në njoftim.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Anëtarësim në Bashkimin Evropian pa veto? Ideja që po diskutohet në heshtje në Bruksel