Konjufca: Në këtë mandat i kemi rritur të gjitha, vetëm opozitën nuk kemi mundur me e rritë
Kryeparlamentari Glauk Konjufca në tubimin e VV-së në sheshin e Prishtinës, ka thënë se gjatë mandatit të tyre qeverisës kanë ngritur ekonominë e vendit, duke përmendur edhe rritjen e pagave në sektorin publik si dhe pensionet.
Ndërsa, në anën tjetër Konjufca ka ironizuar opozitën duke thënë se vetëm atë nuk kanë mundur ta rritin gjatë mandatit të tyre qeverisës.
“ Qeverisja më e mirë që e ka pasur në histori Republika e Kosovës, i kemi rritur pagat, i kemi rritur pensionet, kemi rritur ushtarët e ushtrisë, i kemi rritur bursat, e kemi rritur ekonominë, buxhetin. I kemi rritur të gjitha vetëm opozitën nuk kemi mundur me rritë. Ju kërkojmë fajle qyetetarëve të Kosovës, pasi ky ishte dështimi i vetëm i kësaj Qeverie”, ka thënë Konjufca.
Rruga Press