Lajme

Konjufca në ekspozitën “Kosova në gjuhët e botës”: Lufta e popujve për liri duhet të zhvillohet në shumë fronte

Kryetari i Kuvendit Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në ekspozitën “Kosova në gjuhët e botës”, hapur nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës me rastin e 25-vjetorit të sulmeve ajrore të forcave të NATO-s kundër Serbisë dhe Jugosllavisë.

Konjufca tha se ndjenë kënaqësi të veçantë që po merr pjesë në hapje të kësaj ekspozite, siç u shpreh ai, në veçanti në 25 vjetorin e sulmeve ajrore të NATO-s në ish-Jugosllavi.

“Përkimi i kësaj ekspozite të librave të shkruara për Kosovën në gjuhë të huaj, me luftën që NATO e nisi për të shpëtuar popullin e Kosovës nga spastrimi etnik dhe gjenocidi, na nxit domosdoshmërisht të reflektojmë se lufta e popujve për liri e çlirim, e veçanërisht e popujve të vegjël, gjithnjë duhet të zhvillohet në shumë fronte, sepse ajo shumë shpesh varet nga aleanca dhe mbështetja e popujve dhe shteteve të mëdha”.

Lexo më shumë  Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan

“Kjo ka qenë veçanërisht e rëndësishme edhe për faktin se propaganda serbe kundër Kosovës në qarqet evropiane e perëndimore ka qenë e hershme dhe intensive. Pavarësisht kontributit që elitat tona intelektuale, duke përfshirë edhe shumë anëtarë të nderuar të kësaj Akademie, kanë dhënë në përhapjen e të vërtetës shkencore e historike për Kosovën dhe çështjen e pazgjidhur shqiptare në Ballkan, kontributi i autorëve të huaj, miqve të Kosovës, shumë prej të cilëve kanë bartur edhe detyra të larta drejtuese, ka ndikuar pa dyshim në krijimin e opinionit pozitiv të publikut të huaj mbi të drejtën e vendit tonë për liri dhe pavarësi”, është shprehur Konjufca.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Rruga Press

YouTube player