KryesoreLajme

Konjufca: Më 17 Shkurt, një gjendje e veçantë shpirtërore që mishëron krenarinë me entuziazëm

Kryeparlamentari Glauk Konjufca në seancën e sotme solemne të Kuvendit të Kosovës për 14-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ka deklaruar se përkulet para luftës së shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Konjufca është shprehur se pavarësia është një bimë e lirisë, e cila kërkon ujitje për çdo ditë.

Andaj, sipas tij, ata do të kujdesen për të duke e përmbushur amanetin e të rënëve.

“Çdonjëri nga ne më 17 Shkurt kaplohemi nga një gjendje e veçantë shpirtërore, e cila e mishëron krenarinë me entuziazëm. Krenaria na vjen si sublimim i rrugës së gjatë e të mundimshme të popullit tonë për liri, kurse entuziazmi si vetëdije për arritjet e deritashme dhe si optimizëm për të ardhmen. Sot duke e kujtuar 14-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë para së gjithash i nderojmë dëshmorët e luftës për liri, që nuk e kursyen as jetën për mëvetësinë e shtetit tonë. Përkulemi para sakrificës së tyre dhe të luftës së shenjtë dhe të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka deklaruar ai.

Lexo më shumë  Kajsiu: Pensionet nxjerrin bllof modelin e qeverisjes Rama

Konjufca është shprehur se asnjë gjykatë në botë nuk mund ta shtrembërojë luftën e UÇK-së.

“Lufta jonë ishte e drejtë dhe e domosdoshme, ajo ishte e drejtuar kundër okupatorit për ndaljen e gjenocidit dhe për lirinë tonë të përbashkët. Asnjë gjykatë në botë nuk mund ta shtrembërojë a ta ndryshojë këtë të vërtetë, që është e vërteta e jetës sonë. Le t’i nderojmë po ashtu ato gra dhe ata burra, të cilët me mençurinë dhe guximin e tyre na drejtuan dhe orientuan që udhëkryqet e rrezikshme të historisë t’i kapërcejmë pa përplasje të brendshme e fatale”, ka deklaruar ai.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës po harton ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *