Lajme

Konjufca: Lufta në Ukrainë e tregoi rëndësinë që ka anëtarësimi në NATO

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas takimit me homologun nga Maqedonia e Veriut, ka thënë se veprimet e parlamenteve të dy shteteve janë të koordinuara dhe në bashkëpunim.

“Patëm një vizitë vërtetë të rëndësishme që e tregon edhe njëherë për afërsinë e nevojshme e bashkëpunimin e ngushtë që e kanë republikat tona në të gjitha fushat e jetës por edhe në ato që na presin në të ardhmen në sfidat. Roli i parlamenteve tona është shumë i rëndësishëm. Kuvendi e miratoi në të njëjtën kohë me Kuvendin e Maqedonisë rezolutën për Ukrainën. Ne jemi të përcaktuar dhe jemi shumë të gëzuar që në të njëjtën kornizë po veprojmë edhe me republikën e Maqedonisë së Veriut për sanksionet që po ja vendosim Federatës Ruse”, ka thënë Konjufca.

Lexo më shumë  Qeveria iu ndan komunave 15 milionë euro për t’i mbuluar pagat në arsim

Ai ka thënë se lufta në Ukrainë e ka nxjerr në pah rëndësinë e anëtarësimit në NATO.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *