Lajme

Konjufca: Kosova e përkushtuar ndaj vlerave dhe parimeve të KiE-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka pritur sot në takim shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Mary Ann Hennessey.

Në këtë takim u diskutua rreth angazhimit për fuqizimin e mëtejshëm të demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Kosovë dhe bashkëpunimin me zyrën e KiE në Kosovë për këto qëllime të përbashkëta.

Lexo më shumë  Rreziku nga rrjetet sociale, psikologia jep shifrat e frikshme: 200 denoncime vetëm në dy muajt e parë të vitit

Kryeparlamentari Konjufca tha se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj vlerave dhe parimeve të Këshillit të Evropës, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, duke përfshirë këtu edhe përkushtimin për punë parlamentare sa më rezultative në këtë drejtim.

Po ashtu, Konjufca i uroi Mary Ann Hennessey detyrën e saj të re si shefe e Zyrës së KiE-së në Kosovë, duke qenë i bindur se së bashku do të rrisin edhe më tej bashkëpunimin dhe punën në drejtim të synimeve të përbashkëta.

Lexo më shumë  GJKKO përgënjeshtron Veliajn i cili gënjen edhe nga qelia: Nga procesverbali i seancës gjyqësore, nuk rezulton që të jetë përdorur fjala “ndyrësirë” nga ana e prokurorit Ols Dado në asnjë moment

Ann Hennessey e falënderoi Konjufcën për pritjen, duke shprehur gatishmëri për të vazhduar punën e përbashkët për forcim të mëtejshëm të demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Rruga Press

YouTube player