Konjufca: Kosova do t’i kryejë reformat për t’u bërë pjesë e NATO-s
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Kosova do t’i kryejë të gjitha reformat e nevojshme që një ditë të bëhet anëtare e NATO-s.
Konjufca këtë deklaratë e ka bërë të shtunën në hapje të seminarit të 102-të “Rose-Roth” të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Prishtinë.
“Bota ose do ta hap një kapitull të ri të paqes ose do të kthehet para vitit 1989. Ne e kuptojmë nëpër çka po kalon populli i Ukrainës sikur askush tjetër meqë vet ishim një popull që u sulmua nga Millosheviqi në vitin 1998. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar në një bashkëpunim me aleancën veriatlantike. Kosova do t’i kryejë të gjitha reformat e nevojshme që një ditë të bëhet anëtare e NATO-s”, ka thënë Konjufca.
Ai ka thënë po ashtu se bota demokratike aktualisht është e mobilizuar për ta konfrontuar pushtimin ushtarak të Rusisë në Ukrainë, dhe se ky seminar po mbahet në një moment të rëndësishmen ndërkombëtarë e gjeopolitik për të gjithë.
Rruga Press