KryesoreLajme

Konjufca: Institucionet e sistemit gjyqësor të vendosin sa më parë drejtësi për Astritin

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se ka 8 vite që të gjithëve na mungon, por Astrit Dehari është i pranishëm në zemrat e secilit prej nesh, teksa vazhdon edhe mungesa e drejtësisë.

Ndërsa kujton dhe shprehë se Dehari i mungon atij e të tjerëve, Konjufca thekson se ai si student i mjekësisë ishte i përkushtuar të ndihmonte e shëronte të gjithë.

Ndërkohë Konjufca e kujton Deharin si atdhetar, aktivist shembullor e mik zemre për të gjithë.

“Ishte studenti i mjekësisë që iu dha me të gjithëatdhetar i p dashurinë kësaj disipline, e përmes saj donte të mësonte e të shëronte sa më shumë. Ishte i përkushtuar, i palodhur e atdhetar, i gatshëm për t’iu futur punës, me shembullin e tij frymëzonte këdo. Ishte aktivisti shembullor në shërbim të emancipimit, mik zemre me të gjithë, se miqësia buronte prej idealit. Ai na dha krenari që e patëm dhe dhimbje që nuk e kemi më. Dha gjithçka, e ne duhet të japim gjithçka për ta vazhduar rrugën e tij deri në fund, me besnikëri të palëkundur ndaj idealit. Bëj thirrje ndaj institucioneve të sistemit gjyqësor që të vendosin sa më parë drejtësi. Kjo është drejtësi jo vetëm për Astritin, për familjarët, miqtë, bashkaktivitët e tij dhe popullin e Kosovës, por është edhe për vetë këto institucione që u keqpërdorën si mjet për të fshehur krimin. Drejtësia për Astritin është edhe çështje dinjiteti për institucionet e drejtësisë në vend. Lavdi Astrit Deharit, jetës dhe veprës së tij prej idealisti!”, shprehet i pari i legjislativit të vendit.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Rruga Press

YouTube player