Konjufca i kërkon Bakoyannisit mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur të premten në takim raportuesen për Komisionin e Çështjeve Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis.
Sipas një njoftimi për media të Kuvendit të Kosovës, në takim, ndër të tjera është diskutuar për gjendjen politike në vend, siç thuhet, me theks të veçantë në proceset integruese të Kosovës, përfshirë anëtarësimin në Këshillin e Evropës.
“Kryeparlamentari Konjufca vlerësoi rëndësinë e anëtarësimit sa më të shpejtë të Kosovës në Këshill të Evropës dhe kërkoi mbështetje nga raportuesja Bakoyannis. Znj. Bakoyannis e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen, duke shtuar se raporti fakt-mbledhës, të cilin do të hartojë pas qëndrimit në Kosovë, do të shërbejë si bazë për vijimin nëpër procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, thuhet në njoftim.
Rruga Press