Lajme

Konjufca flet për audio-incizimin e Kusari-Lilës: Nuk ka tradhëti kombëtare, po publikohet në fragmente sipas dëshirave të dikujt

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka folur rreth audio-incizimit ku dëgjohet shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila duke biseduar me kryekriminelin Milan Radoiçiq.

Konjufca u shpreh se nuk ka asnjë pikë dyshimi në orientimin dhe qëndrueshmërinë kombëtare të Kusari-Lilës.

Ai tha se nuk dyshon për tradhti kombëtare të Kusari-Lilës në këtë rast.

“Sa i përket çështjes së Kusari-Lilës, po flas për të si deputete e jo si anëtare e koalicionit që ka partneritet me LVV. Nuk kam asnjë dyshim në orientimin dhe qëndrueshmërinë kombëtare të zonjës Kusari-Lila pra nuk kam asnjë dyshim për tradhti kombëtare apo çfarëdo të kësaj natyre”, tha Konjufca.

Lexo më shumë  Për herë të parë në Kosovë realizohet ndërhyrja kirurgjikale minimal invazive PCNL për trajtimin e gurëve të mëdhenj në veshka

Kryeparlamentari shtoi se këtë veprim të deputetes Kusari-Lila mund ta quajmë si gabim, pakujdesi të saj po jo tradhti.

“Mund ta quani gabim, pakujdesi e saj, por sa i përket kësaj çfarë më tregon mua kjo që është vazhdimësi e tjerrjes së një rasti që është publikuar para 7-8 muajve kur ka qenë mendoj që është i njëjti rast vetëm se tash po publikohet në sekuenca qysh po i konvenon dikujt, për mua është shumë ma tronditës dhe ma shqetësues ky ingjenerim që po ndodh sesa baza kombëtare e themeli kombëtar i zonjës Kusari-Lila”, tha Konjufca.

Lexo më shumë  Zbulohet një vendbanim i ri arkeologjik në zonën e Lushnjës

Konjufca shtoi se Milan Radoiçiq ka përjetuar humbjen më të madhe në Kosovë këto dy vitet e fundit.

“Ai ka humb gjithçka që ka pasur në Kosovë falë vendosmërisë së qeverisë për të shpërbërë të gjitha strukturat e tij kriminale duke përfshirë edhe pronat e tij milionëshe. Radoiciqi si kriminel dhe terrorist po donë me vazhdua këtë veprimtari në këtë mënyre, po donë si në formë hakmarrëse me zbeh legjitimitetin e intervenimit të qeverisë në veri të Kosovës. Për mua shumë më shqetësuese është kjo pjesë”, u shpreh Konjufca. 

Rruga Press

YouTube player