KryesoreLajme

Konjufca bisedon me ambasadorin e Bullgarisë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev.

Duke e falënderuar për mbështetjen e shtetit bullgar ndaj Kosovës, kryetari Konjufca shprehu vlerësim për raportet shumë të mira mes dy vendeve, e në të njëjtën kohë potencoi nevojën për thellim të bashkëpunimit të ndërsjellë në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.

Lexo më shumë  Gjinovci: Rama po e ndihmon Serbinë në rrugën drejt BE-së

Ambasadori bullgar, Hristo Gudjev e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen dhe nënvizoi se Bullgaria do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën edhe në të ardhmen, duke përfshirë këtu edhe synimet e integrimit euroatlantik, si dhe shprehu gatishmërinë që përmes angazhimit të palëve të fuqizohen edhe më tutje marrëdhëniet mes vendeve tona.

Po ashtu, bashkëbiseduesit folën edhe për aktualitetin politik, sigurinë dhe stabilitetin në rajon, duke u pajtuar për nevojën e bashkërendimit në drejtim të frenimit dhe parandalimit të të gjitha përpjekjeve destabiliziese që rrezikojnë stabilitetin rajonal, që është kusht i përparimit të gjithanshëm.

Lexo më shumë  Kusari-Lila: Çmimi i naftës në rënie, nuk mund të kalojë 1,54 €, për çdo parregullsi në tregun e derivateve raportoni në numrin pa pagesë 0800 11000

Rruga Press

YouTube player