KryesoreLajme

Konjufca: Asociacioni s’duhet pranuar pa ardhur njohja de-facto nga Serbia

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se Kosova nuk ka kurrfarë obligimi për formimin e Asociacionit pa u arritur njohja de-facto nga Serbia.

Këto komente Konjufca i bëri para fillimit të seancës së sotme të Kuvendit. Ai ka thënë se Kosova nuk duhej të bëjë asnjë hap pa u realizuar njohja nga Serbia.

“Kjo ka lidhje me këtë procesin negociator në të cilin Kosova tashmë është pjesë dhe krejt çka ka mbet është që pritet takimi i 2 majit që të sqarohet edhe kjo fazë në të cilën jemi. Unë mendoj që në dy binarë është e ndërtuar marrëveshja. Binari i parë është njohja de-facto nga ana e Serbisë ndërsa binari i dytë është Asociacioni të cilin Kosova, qeveritë e mëparshme dhe një mazhorancë e mëparshme në vitin 2013 e ka pranuar. Kosova duhet me tregu që nuk ka kurrfarë obligimi dhe nuk duhet me bë asnjë hap, pa u realizuar binari i parë, që është njoha de-facto”, ka thënë Konjufca.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Kryekuvendari nuk pret që ndonjë version i ri për Asociacionit të pranohet më 2 maj. Për këtë fajëson ekipin menaxhues të Serbisë.

“Aty qysh është e rregulluar kjo punë nga e kaluara është se ekziston një ekip i menaxhimit i cili ka pasur obligim për të ofruar një version të Asociacionit, një tashmë e ka ofruar dhe ai nuk ka funksionuar dhe nuk është pranuar, tash do ta ofrojë tjetrin. Nuk e përjashtoj se as ky tjetri nuk do të funksionoj duke parë përbërjen e këtij ekip të menaxhimit, ku është i përberë edhe nga deputetët e Serbisë. Kjo është e papranueshme për Kosovën. Nëse ky menaxhment ofron një draft i cili është sipas interesave të Serbisë, mendoj që më e udhës për Kosovën është që të shkarkohet ky menaxhment”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Deklaratat e Konjufcës shihen edhe si përgjigje ndaj të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili ka thënë se deri më 2 maj pret nga Qeveria e Kosovës që të ketë një propozim për Asociacionin.

Më 2 maj, është paraparë takimi i kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *