Bota

Kongresi i FIFA-s/ Presidenti i Federatës së Ukrainës i dërgon një mesazh të fuqishëm botës nga fusha e betejës

Në prag të shortit të grupeve për Kupën e Botës në Doha, u mbajt Kongresi Vjetor i FIFA-s dhe vëmendjen e tërhoqi Presidenti i Federatës së Futbollit të Ukrainës Andriy Pavelko, i cili raportoi nga fusha e betejës.

Të pranishmëve iu drejtuan kryetarët e federatave të futbollit, ndërsa vëmendjen e të gjithëve e mori fjalimi i Andriy Pavelkos, njëriu i parë i futbollit në Ukrainë.

Pavelko iu drejtua FIFA-s nga fusha e betejës në Ukrainë, ku dërgoi një mesazh shumë të fuqishëm duke dënuar agresorët rusë. Është e rëndësishme të theksohet se në kongres morën pjesë përfaqësues të Federatës së Futbollit të Rusisë.

Lexo më shumë  Von der Leyen, Costa e Kallas nominohen për postet kryesore në BE

“Ne jemi të sigurt se do të luftojmë dhe do të fitojmë sepse e vërteta është në anën tonë. Fëmijët tanë kanë pësuar plagë të tmerrshme psikologjike dhe ndoshta është futbolli që do t’i ndihmojë ata të harrojnë të gjitha tmerret e luftës.

Të mos ketë alarme sulmesh ajrore në qytetet tona, por këngë tifozësh. Betejat të mos zhvillohen në rrugë me armë, por në stadiume të mbushura me njerëz me futboll të ndershëm dhe tifozët le të shpërthejnë kur ekipi i tyre shënon gol, jo bombë. Besojmë se do të jetë kështu”, tha Pavelko duke marrë duartrokitje të shumta.

Lexo më shumë  Kopertina e parë e 'Harry Potter' thyen rekordin në ankand

Kongresi vjetor i FIFA-s u mbajt një ditë para shortit të grupeve për Kupën e Botës në Katar. Grupet do t’i zbulojmë sot në orën 18:00.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *