Lajme

Konfiskimi i RTV ORA, Shima: Vendimi i gjykatës është politik

Drejtori i Radio Televizionit Ora, Brahim Shima u shpreh se vendimi për të konfiskuar televizionin është politik. Teksa tregoi se i gjithë stafi është në gjendje të vështirë psikologjike, Shima tha se shkaku për marrjen e këtij vendimi, është se media që ai drejton ka qenë kritike ndaj qeverise dhe nuk ka pranuar të transmetojë kaseta të përgatitura nga politika.

Vendimi për konfiskimin e Radio Televizionit Ora, ka tronditur gazetaret dhe të gjithë stafin e këtij televizioni.

Lexo më shumë  Përurohet akseleratori milionësh në QKUK, Kurti: Onkologjia shembull për Kosovën dhe rajonin

Drejtori i Informacionit i Radio Televizonit Ora, Brahim Shima në një interviste për Syri TV, rrëfeu mënyrën sesi redaksia dhe stafi po e përjeton këtë vendim.

Ai tha se vendimi është politik, pasi televizioni ka qenë kritik ndaj pushteti, dhe nuk ka pranuar të transmetojë kaseta të gatshme.

Drejtori i Informacionit, Brahim Shima tha se stafi do të përpiqet të mbajë të hapur sinjalin, por nuk do të zgjasë për shumë kohë, ndërsa shtoi se aktualisht janë shumë televizione në vend që janë nën presionin e shtetit.

Lexo më shumë  Vitia: Klinika e Syve në QKUK për herë të parë pajiset me aparaturë të avancuar për angiografinë fluoresceinike automatike të retinës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *