Bota

Konfirmohet vdekja e “Fantazmës së Kievit”, mori me vete 40 rusë!

Një pilot ukrainas që raportohet se rrëzoi më shumë 40 avionë rusë, ka humbur jetën duke mbrojtur vendin e tij, bëjnë me dije mediat vendase.

I njohur si “Fantazma e Kievit”, Majori Stepan Tarabalka u bë i njohur që ditët e para të pushtimit rus të Ukrainës për shkak të aftësive të tij fluturuese duke rrëzuar avionët e armikut njëri pas tjetrit.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Babai i një fëmije, 29-vjeçari raportohet se rëzoi gjashtë avionë rusë që ditën e parë të luftës, duke i dhënë titullin “Asi”.

Zyrtarë të lartë brenda qeverisë ukrainase kanë këmbëngulur se ai ishte i vërtetë, pavarësisht pretendimeve se ai ishte një mit i krijuar për të rritur moralin e ushtrisë ukrainase.

Kryebashkiaku Stanislavsky tha: “Stepan luftoi për vullnetin dhe pavarësinë e shtetit tonë. Ai e ruajti qiellin nga armiqtë. I përjetshëm kujtimi dhe nderi i mbrojtësit tonë!”

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *