Lajme

Konfirmohet takimi Kurti – Merkel në Tiranë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel, javën e ardhshme në Tiranë, ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Mund të konfirmojë se kryeministri Kurti do të takohet me kancelaren Merkel gjatë javës së ardhshme në Tiranë”, ka deklaruar Kryeziu.

Lexo më shumë  Ambasadori i Britanisë në Kosovë: Sulmi në Banjskë të zbardhet, Radoiçiqi të japë llogari

Ndryshe, Merkel do ta vizitojë Shqipërinë më 14 shtator. Më herët do të qëndrojë në Serbi, e që pritet të jenë vizitat e fundit të saj si kancelarë gjermane.

Në kuadër të vizitës së saj në Shqipëri, Merkel do të takohet edhe me krerë të Qeverisë së Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Në një njoftim të Ambasadës së Gjermanisë në Tiranë, është bërë e ditur se do të diskutohet për çështjet e politikës ekonomike dhe bashkëpunimit rajonal.

Lexo më shumë  Kurti në Gjermani, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih

“Në bisedimet e mëpasme me krerët e qeverive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal”, thuhet në njoftim.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *