Sport

Konfirmohen gjashtë mungesat e Barcelonës kundër Bayern Munichut

Barcelona do ta nisë rrugëtimin në Ligën e Kampionëve ndaj gjigantit gjerman, Bayern Munich.

Dy gjigantët e futbollit evropian do të ndeshen ndërmjet tyre ditën e martë në “Camp Nou”.

Trajneri holandez i katalanasve, Ronald Koeman nuk do mund të llogarisë gjashtë futbollistë të ekipit të tij kundër gjermanëve.

Bëhet fjalë për Sergio Roberton, Ansu Fatin, Sergino Dest, Ousmane Dembelen, Martin Braithwaiten dhe Sergio Agueron.
Barcelona dhe Bayern Munich takohen të martën nga ora 21:00.

Kujtojmë se takimi i fundit ndërmjet dy skuadrave kishte përfunduar me rezultatin 2-8 nga Bayern Munich.

Rruga Press 

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *