Lajme

Konfindustria kritika programit “Rama 3”: S’ka profesionalizëm e besueshmëri, mungon analiza

Konfindustria ka reaguar lidhur me programin e qeverisë “Rama 3” duke u shprehur se vlerëson në tërësinë e shtyllave kryesore të paraqitura, është larg pritshmërive të biznesit dhe përballjes me problematikat kryesore të ekonomisë shqiptare.

Konfindustria është i paharmonizuar në pjesët dhe se është në mungesë të profesionalizmit dhe shkallës së besueshmërisë të arritjes së qëllimeve dhe objektivave të paraqitura.

Sipas Konfindustria-s, në programin e paraqitur mungon analiza e thelluar e shmangies së lartë të mosarritjes së qëllimeve të programit ekonomik të mëparshëm.

Lexo më shumë  Rizvanolli prezanton potencialin minerar të Kosovës në PDAC 2026

Po ashtu thekson se në program mungon analiza e thelluar dhe paraqitja e politikave të reja të përmirësimit të të metave thelbësore të sistemit të sotëm ekonomik si;

-shkalla e lartë e monopolizimit sidomos në sektorët strategjikë,

-konkurrenca e ulët e pamjaftueshme,

-roli tërësisht i munguar i agjencive rregullatore të tregut,

-korrupsioni i tipit primitiv dhe “state capture/kapje e shtetit”,

-prokurimin publik, politikat koncesionare dhe PPP, në nivel qendror dhe vendor, –

Lexo më shumë  VV-ja, pas Këshillit të Përgjithshëm: Përpjekje maksimale për evitimin e zgjedhjeve të reja

-shkallës së lartë të pranisë së “parave të zeza” dhe informalitetit të përhapur.

Konfindustria shton se programi qeverisës Rama 3 nuk paraqet politikat ekonomike, tregtare, financiare dhe fiskale të ndara sipas sektorëve dhe mënyrës sesi duhet bërë shpërndarja e investimeve buxhetore me qëllim rritjen e efektivitetit të përdorimit.

Në reagon përfundohet duke pohuar se besueshmëria e arritjes së suksesit të programit të Qeverisë Rama 3, ulet ndjeshëm edhe nga ndërtimi i ministrive më pjesë përbërëse, që kanë përplasje interesi institucional ndërmjet tyre.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *