Lajme

Konferenca / Ambasadori Soreca: Të ndalen sulmet dhe presionet ndaj gazetarëve

TIRANË – Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca ishte i pranishëm ditën e sotme në një konferencë për mbrojtjen e gazetarëve, nga ku u shpreh se çdo lloj sulmi që bëhet ndaj kësaj kategorie duhet të ndalet dhe të denoncohet në instancat përkatëse.

Sipas Sorecës, të gjitha denoncimet dhe rastet e bëra publike deri më tani, tregojnë edhe njëherë se ambienti në të cilin punojnë gazetarët nuk është aspak i sigurt dhe se ata janë të cunguar në kryerjen e punës së tyre pa frikë apo ndikime nga jashtë.

Lexo më shumë  Rikonstruksioni i komisariateve/ SPAK çon në gjykatë një tjetër deputet të Ramës, Plarent Ndrecën

Më tej Soreca tha se gazetarët duhet të ndihen të sigurt në ushtrimin e zanatit të tyre dhe për këtë kërkoi ngritjen e një strukture të posaçme, ku ata të mund të denoncojnë dhe ku të gjejnë mbrojtje në rastet e ndërhyrjeve apo kërcënimeve nga jashtë.

“Çdo sulm që kryhet ndaj gazetarëve duhet të ndalet dhe të denoncohet në instancat përkatëse. Të gjithë denoncimet dhe rastet e bëra publike deri më tani të dhunës apo edhe të kërcënimeve ndaj kësaj kategorie, tregojnë edhe njëherë ambientin tepër të mbyllur në të cilin punojnë gazetarët shqiptarë, që duhet thënë se nuk është aspak i sigurt, ku shpeshherë edhe janë cunguar në kryerjen e punës së tyre pa frikë dhe ndikime nga jashtë.”, u shpreh ndër të tjera në fjalën e tij në këtë konferencë ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca.

Lexo më shumë  Hiqet masa e arrestit në shtëpi për kreun e opozitës Sali Bershia

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *