KryesoreLajme

Koncesioni i Portit të Vlorës/Zbulohen fijet e fshehta, pas tij qëndron Samir Mane

Dyshimet se pas marrjes me koncesion për 35 vite të portit të Vlorës për ta shndërruar në port jahtesh qëndron biznesmeni Samir Mane përforcohen nga dokumentet ekskluzive të siguruara nga Gazeta Shqip.

Dokumentet tregojnë se njëra prej kompanive që zotëron koncesionin në fjalë ka lidhje të forta me grupin “Balfin”, të zotëruar nga biznesmeni Mane. Bëhet fjalë për një kompani britanike, që lidhet me Balfin Group përmes një kontrate me numër MP310-SOË-04 të firmosur mes tyre në 26 gusht të vitit 2020, pesë muaj para se Kryeministri Edi Rama të deklaronte dhënien me koncesion të portit ekzistues për t’u transformuar në port turistik dhe ndërtimin e portit të ri për mallra dhe pasagjerë në zonën e Triportit.

Për më tepër, statuti mes dy kompanive asaj britanike dhe balfin është hartuar në mënyrë të tillë që ngjason me skemat e mirëfillta të përdorura në Shqipëri vitet e fundit në tendera dhe koncesione, ku kompanitë që shpallen fituese shesin aksionet e tyre për shifra qesharake te kompani të tjera. Këto të dhëna e përfshijnë atë në vendlindje te bizneset e vogla, që sipas dokumenteve të siguruara nga Gazeta Shqip e përjashtojnë dhe nga auditet financiare të detyrueshme prej autoriteteve. Kompania rezulton e themeluar në vitin 2001 me emrin “Marina Solutions Unlimited”.

Lexo më shumë  Qindra adoleshentë kroatë paraqiten për shërbimin ushtarak

Por, nga aktiviteti i saj me këtë emër mungojnë të dhënat. Po ashtu, prej të paktën vitit 2017 dokumentet e siguruara nga Gazeta Shqip sugjerojnë se kjo kompani ka kaluar në ujëra të turbullta, me vendime sekuestroje nga ana e gjykatave dhe vështirësi të tjera financiare. Nga të dhënat kompania ka të punësuar mesatarisht në vit vetëm 13 deri në 15 persona. Pra, hartimi e zbatimi i projektit të portit të ri të jahteve të Vlorës, me një kosto mbi 22 milionë euro do t’i besohet një kompanie anonime britanike me një grusht punonjësish.

Lexo më shumë  45  vite nga demonstratat që tronditën ish-Jugosllavinë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *