Koncert shprese në Notre Dame
Paris, 25 dhjetor (Deutsche Welle, ctvnews.ca) – Veshur me kapele dhe kostume mbrojtëse, anëtarët e korit të Katedrales “Notre Dame” kënduan brenda monumentit mesjetar të Parisit. Kjo ishte paraqitja tyre e parë që nga zjarri shkatërrues i vitit të kaluar. Koncerti u mbajt për Natën e Krishtlindjes.
Të shoqëruar nga një violonçelist i mirënjohur dhe një organo me qira, këngëtarët performuan nën dritaret e qelqit të katedrales mes kishës së errësuar, e cila po kalon nga të qenët një punishte e rrezikshëm për t’u bërë një vend masiv i rindërtimit. Kori fillimisht planifikoi të bashkonte 20 këngëtarë, por për arsye sigurie interpretuan vetëm tetë.
Dioqeza e quajti atë një “koncert shumë simbolik … i mbushur me emocione dhe shpresë”, dhe një festë e një “trashëgimie muzikore që daton në Mesjetë”.
“’Notre-Dame’ është si shtëpi jona”, ka thënë Henry Chalet, dirigjent i korit të “Notre Dame” për stacionin “TV BFM” të Parisit. Ai tha se ishte “i ngazëllyer” që më në fund mund të hynte përsëri në katedrale pas një viti e gjysmë.
Në Natën e Krishtlindjes, 20 këngëtarë, dy solistë dhe një organist qe planifikuar të interpretojnë në një koncert që nuk do të ketë audiencë brenda katedrales, për shkak të masave të rrepta të mbrojtjes ndaj koronavirusit. Koncerti u transmetua drejtpërdrejt në televizion.
Është ngjarja e tretë që zhvillohet në katedralen e famshme që nga zjarri shkatërrues në prill të vitit të kaluar. Në qershor të atij viti, kryepeshkopi i Parisit, Michel Aupetit mbajti një meshë për rreth 30 persona, gjysma e të cilëve ishin priftërinj.
Të premten, kryepeshkopi kaloi një “kohë meditimi” në katedralen bosh ndërsa violinisti Renaud Capucon luante sonata të Bachut dhe aktorët lexonin tekste nga Paul Claudel, Francis Jammes dhe Nënë Tereza.
Vitin e kaluar, mesha tradicionale për Natën e Krishtlindjes u zhvendos në një çadër cirku në parkun “Bois de Boulogne” në perëndim të kryeqytetit francez.
Organoja, brenda “Notre Dame” aktualisht po restaurohet, kështu që një organo i vogël u mor me qira për koncertin e Krishtlindjes të këtij viti.
Një vit e gjysmë më parë, zjarri shkatërroi jo vetëm pjesën më të madhe të çatisë dhe kullën, por edhe akustikën unike të katedrales. Studiuesit nga Qendra e njohur Shkencore e Qendrës Kombëtare të Hulumtimeve (CNRS) po punojnë në rindërtimin e asaj që renditet si një trashëgimi akustike franceze.
Në fund të nëntorit, një skelë gjigante u hoq prej aty. Ishte ngritur për riparime, para zjarrit. E gjithë mbështetësja duhej të ishte e përforcuar me trarë druri në mënyrë që skelat të shpërbëheshin. Flakët në thelb kishin bashkuar shufrat metalike të skelave 200-tonëshe dhe 40 metra të larta. Kushtet e motit dhe më pas pandemia e koronavirusit vonoi heqjen për muaj me radhë.
Tani është e qartë se Katedralja “Notre Dame” mund të ruhet. Muret mund të kishin shembur nën peshën e skeles ose gjatë çmontimit të saj. “Kërcënimi që skela i paraqiste katedrales nuk ekziston më”, tha ministrja franceze e Kulturës, Roselyne Bachelot. Në fillim të vitit të ardhshëm, më shumë skele do të vendosen brenda ndërtesës për të lejuar që të punohet.
Rruga Press