Lajme

Komuniteti rom i lënë në mjerim, me sytë nga lëmosha dhe qindarkat e riciklimit

Në një vend ku jeta e zhurmshme nuk ndalon, ku çdo ditë shtohen ndërtesat luksoze dhe rrugët janë kthyer në pasarela mode, më tutje, në cepat e saj, jeta ndryshon kryekëput dhe koha ka ndaluar.

“Kam gati 10 vjet që jetoj në këtë gjendje pa shtëpi, kaq e varfër. Më dy fëmijë jetimë, ndihmë nuk kam. Me bidonë duke lypur, nuk kam të ardhura të tjera. Qeraja 20 mijë lekë…,” tregon për Euronews Albania, Mimoza Meta, banore e Kamzës.

Duket se vështirësitë e jetës janë një barrë që ky komunitet e mban së bashku.

Lexo më shumë  Nxirrnin gurë dekorativë në zonën e mbrojtur të malit të Tomorit, tre të arrestuar! Nën hetim drejtori dhe specialisti i AZDM-së Berat

“Nuk ia del dot vetëm se burri im është dhe sëmurë. Unë që shkoj që pastroj ndonjë shtëpi marr 10 -15 mijë lekë, me ato….100-150 edhe këto ikin më shumë ujë e drita e borxhe, se në dyqane kemi shumë borxhe,” shprehet një tjetër qytetare.

Një banor i Durrësit, i cili quhet Ilir Meta sikurse presidenti shqiptar, thotë se mbledhja e plastikës për riciklim ushqen fëmijët e tij, ndërsa jeton në një barrakë me frikën e dëbimit.

Fëmijët janë ata që vuajnë më së shumti pasojat. Ata nuk i gjen në bankat e shkollës, por në rrugë, duke zgjatur dorën për ndihmë.

Lexo më shumë  Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimet nxitëse në gjuhën serbe, pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi

Në planin e qeverisjes së PS për mandatin e shkuar u premtua se 100 për qind e fëmijëve romë dhe egjiptianë do të regjistroheshin dhe do të mbaronin arsimin e detyruar 9-vjeçar e madje një pjesë e mirë edhe universitetin. Por gjatë vëzhgimit që Euronews Albania ka bërë në zonat si Kamëz, Lushnjë dhe Durrës, rezulton se fëmijët nuk kanë përfunduar as ciklin e ulët.

Situata e këtij komuniteti duket se do të mbetet pa një zgjidhje. Kudo që ata trokasin ka vetëm një përgjigje: heshtjen./euroews/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *