KryesoreLajme

Komuna e Obiliqit nënshkruan dy memorandume me Ministrinë e Mjedisit

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka nënshkruar dy Memorandume Mirëkuptimi me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Në kuadër të thirrjeve publike të kësaj ministrie, komuna e Obiliqit ka aplikuar dhe është përfituese e dy projekteve të rëndësishme: Programi i Banimit të Përballueshëm Social, dhe Programi i Banimit Social Adekuat, me fokus në komponentën e tretë, që synon rindërtimin ose rinovimin e shtëpive private për familjet në nevojë.

Lexo më shumë  Si po shet Rama Shqipërinë për 1 euro tek deputetët dhe miqtë e tij!

“Përmes këtyre marrëveshjeve, Komuna e Obiliqit dhe Ministria do të bashkëfinancojnë dhe zbatojnë programet për të krijuar kushte më të mira banimi për familjet më të cenueshme të komunës sonë”, thuhet në njoftimin e komunës.

Ky bashkëpunim është një tjetër hap drejt përmirësimit të mirëqenies sociale të qytetarëve të Obiliqit.

Rruga Press

YouTube player