Bota

Komshiq: Dodiku është bandit, nëse nuk e ndalin të huajtë, atëherë jemi të detyruar ta ndalim vetë

Zhelko Komshiq, anëtar kroat i Presidencës 3-anëtarëshe të Bosnjë-Hercegovinës, ka “kërcënuar” anëtarin serb të këtij organi, Milorad Dodikun.

Komshiq në një intervistë për Radio Sarajevën, e quajti Dodikun bandit dhe tha se nëse nuk e ndalin të huajtë, atëherë “janë të detyruar ta ndalin vetë”.

“Të huajt, qofshin miqtë apo armiqtë tanë, duhet ta dinë këtë. Ne nuk do të negociojmë me grabitësin e ekzistencës së institucioneve, formimi i të cilave është bërë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin në Asamblenë Parlamentare të Bosnjë-Hercegovinës. E kam thënë një herë më parë dhe do ta them edhe një herë. Më mirë të ndalojnë të huajt Dodikun – që kërkojnë bukë nga pogaçja, sesa ta ndalojmë ne”, tha Komshiq. “Nëse nuk e ndalojnë, ne nuk do të kemi zgjidhje tjetër veçse ta ndalojmë vetë. Ai ka vënë në rrezik paqen në rajon dhe Evropë. Ne nuk do të luajmë kumar me shtetin tonë”.

Lexo më shumë  Azerbajxhani nis operacionin e sigurisë kufitare mes tensioneve në rritje me Rusinë

Dodik ka kohë që po kërcënon të ndajë Republika Srpskan nga pjesa tjetër e Bosnjës. Ai madje ka marrë edhe disa nisma ligjore në Kuvendin e Republika Srpskas, përmes të cilave synon të themelojë ushtrinë e kësaj krahine, pastaj ta pavarësojë sistemin e taksave dhe të tjera.

Dodik është kërcënuar nga shtetet perëndimore me sanksione nëse vazhdon të destabilizojë Bosnjën, por bë vazhdimësi ka marrë përkrahjen e hapur të Rusisë dhe në heshtje të Serbisë.

Lexo më shumë  Banka Qendrore Ruse: Inflacioni u përshpejtua ndjeshëm për shkak të sanksioneve të reja

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *