Bota

‘Komploti i Byrekut të Derrit’, a po vjen fundi për kryeministrin Boris Johnson?

Kryeministri britanik, Boris Johnson po përjeton ditët më të vështira në politikë, pasi rrezikon të humbasë postin.

Historia nis me raportimet se Johnson dhe stafi i tij kishin festuar në thyerje të rregullave të izolimit nga koronavirusi.

E ashtuquajtura ‘partygate’ shkaktoi mjaft zemërim në opinionin publik, por mbi të gjitha në radhët e konservatorëve.

Johnson bëri një mbrojtje foshnjore, kur tha se askush nuk i kishte thënë se po shkelnin ndonjë rregull me atë që po bënin.

Por ndërkohë ndaj tij po përgatitet një mocion mosbesimi, që rrezikon ta rrëzojë shumë shpejt.

Lexo më shumë  Ukrainasit goditën me dronë dy fabrika strategjike në Rusi

Mocioni është gatuar nga një grup deputetësh të zgjedhur në vitin 2019 nga ‘Muri i Kuq’. Ishte periudha kur konservatorët arritën të depërtojnë fuqishëm edhe në zona tradicionalisht ultra të majta.

Plani për të rrëzuar Boris Johnson ka nisur të quhet edhe ‘Komploti i Byrekut të Derrit’. Kjo për shkak se një prej komplotistëve, deputetja e re Alicia Kearns vjen nga një zonë që njihet tradicionalisht për byrekun e derrit.

Nga ana tjetër, mbështetësit e Johnson thonë se kanë nisur ‘Operacionin Shpëtoni Qenin e Madh’ për të mbajtur në detyrë Johnson. Por një deputet konservator i tha gazetës Mirror se “është Operacioni K… i Madh’.

Lexo më shumë  Një anije e dytë turke kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Se si do të shkojnë gjërat, duhet të presim. Ajo që dihet është se ky do jetë mocioni i dytë pas atij ndaj Theresa May. Kjo e fundit i mbijetoi mocionit, por u largua vetëm pak më vonë nga detyra.

Rruga Press

YouTube player