Kompania numër 1 e bulmetit, “Drena” hap vende të reja pune për agjent shitje në Tiranë
Qumështorja “Drena“ është një kompani që merret me prodhimin e qumështit dhe nënprodukteve të tij 100% të freskëta dhe natyrale, si: jogurt, ajran, kumshtë, kos, gjizë, mazë, tëlyen, djathë lope, dhie, deleje & buallice.
“Drena“ është qumështorja e vetme në Ballkan që prodhon Mozzarelën e buallicës.
Në nëntor të vitit 2017, Komiteti Zgjedhor për International Food & Beverage Quality Award zgjodhi Drena SHPK për çmimin e vitit. Vendimi i tyre u bazua në informatat e marra nga 7500 ndërmarrës anëtarë të Klubit Global Trade Leaders nga 90 vende të ndryshme. Ky çmim u krijua nga Klubi Global Trade Leaders, me qëllim që t’i dallojë kompanitë e çdo dege industriale, produktet dhe shërbimet e të cilave kanë merituar njohje dhe lavdërim publik përgjatë vitit. Çmimi në fjalë promovon filozofinë e kualitetit në industrinë e ushqimit dhe të pijes, gjë që u mundëson ndërmarrjeve arritjen e ekselencës në prodhim dhe distribuim.
Pas disa kohësh në tregun e Shqipërisë, “Drena“ zgjeron aktivitetin e saj dhe është në kërkim të agjentëve të shitjes për Tiranën. Të dhënat i gjeni më poshtë:
POZICIONI I PUNËS: Agjent shitje për Tiranën
RRETH PUNËDHËNËSIT: Drena Shqipëri shpk
Shitje me shumicë dhe pakicë e produkteve dhe nënprodukteve të qumështit.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:
1. Prezantimin, shitjen dhe ndjekjen e produkteve dhe porosisë.
2. Shpërndarja e produkteve në zonën, dhe ndjekja e rutit ditor sipas planit të punës;
3. Raporton rregullisht për ecurinë e tregut dhe klientëve;
4. Gjetjen e pikave te reja te shitjes dhe furnizimi e tyre bazuar mbi rutin ditor.
5. Marrja e porosive ne supermarket dhe sistemimi i mallit ne raftet ;
6. Ndjekjen e datave të skadencave;
7. Te raportoj problematikat qe mund te ketë.
KUSHTET:
1. Eksperience ne shitje në markete dhe supermarkete jo me pak se 2 vite dhe shitje dere me dere .
2. Eksperience ne shitjen e produkteve te bylmetit do ishte avantazh.
3. Aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe shitje;
4. Aftësi te mira negociuese në mbyllje kontratash;
5. Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të dijë të bëhet pjesë e grupit;
6. Leje drejtimi B ;
APLIKIMI DHE SHTESË:
Paga e kënaqshme dhe konkuruese per tregun shqiptar (page 800 euro /muaj ).
Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV – në e tyre në adresën:
cel; 0694050434