Kompania e afërt me Dodikun, Vulinin dhe Radoiçiqin tentoi të marrë tender për institucionet e të dhënave shtetërore në Maqedoni të Veriut
Kohëve të fundit po vërehet propagandë shqetësuese ruse në Maqedoninë e Veriut. Media, gazetarë, por edhe disa politikanë maqedonas duket se kanë marrë rolin për të udhëhequr propagandën ruse në vend.
Rasti i fundit, për të cilin ka marrë vesh TV21 është hapja e një medie online “Слободен свет” (https://freeglobe.mk) ku mund të shihen kronika dhe emision me propagandë ruse.
TV21 po ashtu ka mësuar se një kompani (emri i së cilës është i njohur për TV21), e afërt me Millorad Dodiqin, Aleksandar Vulinin dhe Milan Radojciqin është përpjekur të marrë tender në një institucion shtetëror që udhëhiqet nga drejtor shqiptar. Kompania në fjalë duket se ka pasur për qëllim të hyjë në sistemin IT të institucionit, me çka do të kishte qasje në informata serioze dhe të ndjeshme. Kjo është zbuluar dhe parandaluar nga vet drejtori dhe kompania është eliminuar nga gara. Për këtë rast TV21 do të njoftojë më në detaje në ditët në vazhdim.
Rruga Press