Komiteti Teknik i Ekspertëve njofton sot mbledhje urgjente, varianti ‘Delta’ dhe rastet e reja pritet të sjellin ndryshim të masave
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka njoftuar sot mbledhje urgjente, një ditë pas konfirmimit zyrtar për praninë e variantit Delta të COVID në vendin tonë.
Mësohet se mbledhja e Komitetit të Ekspertëve do të zhvillohet në orën 13:00. Prania e “Delta-s” në Shqipëri dhe shtimi i rasteve të reja të infektimeve, pritet të sjellin dhe ndryshim të masave, sikurse është lajmëruar në mbledhjet e mëparshme të Komitetit.
Kujtojmë se në ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi mbërritjen e variantit Delta në vendin tonë, ndërsa ministrja Ogerta Manastirliu iu bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen.
Rruga Press