Komiteti Shqiptar i Helsinkit raport për ‘Lirinë e Medias’
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka realizuar një sondazh me gazetarët për të nxjerrë në pah, problemet që cënojnë lirinë e medias.
KSHH ndërtoi dhe zbatoi “Barometrin Kombëtar të Lirisë së Medias në Shqipëri për vitin 2020”, për të vlerësuar situatën e kushteve të punës, lirisë profesionale dhe perceptimet e gazetarëve mbi lirinë e medias në tërësi. KSHH thekson se punonjësit e medias në Shqipëri vijojnë të përballen me një sërë problemesh me gëzimin dhe ushtrimin e të drejtave të punës.
Ky raporti i vitit 2020 rikonfirmon mungesën e kontratave të punës, abuzimin me kohën e provës, problemet me pagat si dhe mosrespektimin e kushteve në punës së punonjësve në sektorin e medias.
Në raportin e plotë thuhet se: Të dhënat e Barometrit konfirmojnë gjendjen e përkeqësuar të lirisë së shprehjes gjatë vitit që lamë pas, të matur në raportet vjetore nga Freedom House dhe Reporterë pa Kufij. Përpjekjet për të imponuar paketën e ashtuquajtur anti-shpifje, lajmet e gatshme nga forcat politike dhe ngjarje konkrete si: protesta dhe prishja e teatrit kombëtar dhe pandemia përmenden veçanërisht në përgjigje si shenja të përkeqësimit të lirisë.
Lexo të plotë raportin per Lirine e Medias 2020 këtu
Rruga Press