Komiteti i Parlamentit Evropian voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën
Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën.
Në profilin e Komitetit në Twitter bëhet e ditur se marrëveshja tripalëshe për liberalizimin e vizave për Kosovën është miratuar me 48 vota pro, 7 kundër dhe tri abstenime.
“Është miratuar marrëveshja tripalëshe për liberalizimin e vizave me Kosovën nga eurodeputetët me 48 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenime”, thuhet në njoftim.
Rruga Press