BallinaLajme

Komisioni për Personat e Zhdukur: 11 mbetje trupash u gjetën sivjet, u gërmuan 10 lokacione

Komisioni Qeveritar për Persona të zhdukur, në konferëncën e fundvitit ka njoftuar për punën është zhvilluar gjatë 2020-s.

Kryesuesi i komisionit Ramë Manaj ka thënë se pandemia e ka stagnuar edhe punën e komisionit.

Manaj ka bërë të ditur se gjatë këtij viti në Kosovë janë zhvilluar gërmime në 9 lokacione, kurse një në Serbi, në varrezën e Kizhevakut.

Lexo më shumë  Aksion i madh i policisë: Arrestohen 20 persona, sekuestrohen 120 mijë euro

“Procesi i kërkimit dhe gjetjes për të zhdukurit është i ndjeshëm dhe shumë kompleks. Në këtë periudhë, sidomos në pjesën e dytë të vitit kemi pas në terren. Kizhevaku është lokacioni i 5 ku janë gjetur mbetje. Në Kosovë këtë vit kemi pasur gërmime në 9 vende që ka rezultuar me 11 mbetje trupash”, ka thënë Manaj.

Ai ka shtuar se kanë pritur që BE-ja të shtojë presionin më të madh ndaj Serbisë.

Lexo më shumë  Hiqet masa e arrestit në shtëpi për kreun e opozitës Sali Bershia

“Kemi pritur që BE-ja të shtojë një presion më të madh te Serbia për të nxjerrë informacione dhe që kjo fatkeqësi të përfundojë, por kjo nuk ka ndodhur. Mbështetja e SHBA-së ka qenë dhe vazhdon të jetë e madhe. Çështja e të pagjeturve është ngritur në nivelin më të lartë ndërkombëtar në Bruksel dhe marrëveshjen e Washingtonit”, ka thënë ai. /koha.net/

YouTube player