KryesoreLajme

Komisioni Evropian vlerësoi rezultatet e SPAK-ut, reagon Prokuroria e Posaçme

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka reaguar pas vlerësimit pozitiv nga Komisioni Europian për rezultatet e saj në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gjatë takimit të 16-të të Nënkomitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, zhvilluar më 11 dhe 12 shkurt 2025, Komisioni Europian e cilësoi SPAK-un si një element kyç të reformës në drejtësi.

Në një deklaratë publike, SPAK ka ndarë një pjesë të mesazhit të Komisionit Europian, ku theksohet se pavarësia dhe roli i institucionit në hetimin dhe ndjekjen penale të çështjeve komplekse kanë qenë thelbësore për përparimin e Shqipërisë.

Lexo më shumë  Konferenca e Sigurisë në Mynih, Osmani do të takohet me liderë botëror dhe do të jetë pjesë e paneleve të diskutimit

“SPAK ka kontribuar në përpjekjet e përgjithshme të Shqipërisë për të ndërtuar një historik të besueshëm rezultatesh kundër krimit të rëndë, krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfshirë në nivel të lartë”, thuhet në deklaratën e KE-së.

Postimi i plotë:

Komisioni Europian përshëndeti rezultatet e vazhdueshme të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), gjatë takimit të 16-të të Nënkomitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri, mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, i zhvilluar më 11 dhe 12 shkurt 2025.

“Roli i SPAK-ut dhe pavarësia e tij në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e çështjeve komplekse të korrupsionit dhe krimit të organizuar ka qenë guri i themelit i reformës në drejtësi të vitit 2016, konsolidimin e vazhdueshëm të së cilës BE-ja e mbështet dhe promovon si pjesë përbërëse e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë.

SPAK-u ka kontribuuar në përpjekjet e përgjithshme të Shqipërisë për të ofruar një historik të besueshëm rezultatesh kundër krimit të rëndë, krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfshirë në nivel të lartë”.

Lexo më shumë  Rama "merr në dorë" Bashkinë e Tiranës, çdo mëngjes mbledhje me stafin
YouTube player