Lajme

Komisioni Evropian miraton Raportin e Progresit për Kosovën, këto janë të gjeturat kryesore

Komisioni Evropian ka miratuar të mërkurën Raportin e Progresit për Kosovën për vitin 2023.

Në raport përmendet fillimisht dialogu Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, me ç’rast Komisioni Evropian ka qortuar dy vendet për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura.

Pastaj flitet për agjendën e Qeverisë për reforma, ku theksohet si sfidë “mungesa e vazhdueshme e bashkëpunimit ndërpartiak dhe mosmarrëveshjet brenda shumicës”. Po ashtu, në raport përmendet edhe bojkotimi i punës së Kuvendit nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë.

Lexo më shumë  8 mijë euro gjobë për PDK-në, shkak fjalimi i Sami Lushtakut “T’i çojna mesazh Albin Kurtit dhe zagarve të tij”

Mes tjerash flitet edhe për situatën në veri të Kosovës dhe sulmin e 24 shtatorit të këtij viti në Banjskë të Zveçanit, “që përbën përshkallëzimin më të rëndë të viteve të fundit”.

Komisioni Evropian ka përmendur edhe reformën në administratën publike, duke thënë se rekomandimet e vitit të kaluar nuk janë zbatuar sa duhet.

E për sistemin gjyqësor thuhet se ka pasur progres të kufizuar.

Lexo më shumë  27 vjet nga sulmi i dytë në familjen Jashari

Progres i kufizuar thuhet se është bërë edhe për sa i përket marrëdhënieve të jashtme.

YouTube player