Bota

Komisioni Europian: Problemi i Facebook, shenjë e ngushtimit të konkurrencës në teknologji

Nënkryetarja ekzekutive e komisionit Europian, njëkohësisht edhe Eurokomisionere për Konkurrencën, Margrethe Vestager, duke komentuar për shkeputjen e një dite më parë të rrjeteve sociale të kompanisë Facebook, e ka cilësuar si shenjë të monopoleve që kompanitë e mëdha kanë krijuar mbi tregun e telekomunikacionit.

Shkëputja zgjati rreth 6 orë dhe sipas Facebook-ut i detyrohej një “ndryshimi të gabuar konfigurimi”, por kompania nuk dha një shojegim më të kuptueshëm për publikun.

“Kemi nevojë për alternativa dhe zgjedhje në tregun e teknologjisë dhe nuk duhet të mbështetemi vetëm në disa lojtarë të mëdhenj, kushdo që të jenë, ky është qëllimi i (DMA),” shkroi ajo në Tëitter.

Lexo më shumë  Çka parasheh plani 10-pikësh i Iranit të cilin Trumpi e mori në konsideratë

Vestager propozoi vitin e kaluar të ashtuquajturin “Akti i Tregjeve Dixhitale” (DMA), që rregullon aktivitetin e gjigandëve të teknologjisë si Amazon, Apple, Facebook dhe Google, duke përvaktuar se çfarë munden dhe nuk munden të bëjnë. Qëllimi është që ato të ndryshojnë modelin e biznesit, duke krijuar hapsirë për më tepër konkurrencë në treg.

Aktualisht Akti i Tregjeve Dixhitale po debatohet nga ligjvënësit evropian së bashku me propozime të tjera që syojnë inkurajimin e konkurrencës në tregun e teknologjisë, por do të duhet kohë që vendet të bien dakord mbi rregullat e reja.

Lexo më shumë  Moska kërcënon shtetet baltike, duke pretenduar se ato ndihmojnë Ukrainën të sulmojë Rusinë

Ndërkohë, incidenti ka shkaktuar një rrjedhje të përdoruesve nga paltformat sociale të Facebook drejt rrjeteve të tjera si Twitter apo Signal./exit/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *