Lajme

Komisioni Disiplinor e largon nga shërbimi civil Nexhat Krasniqin, të sanksionuarin nga SHBA-ja

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka konfirmuar sot se Komisioni disiplinor ka marrë vendim që ta largojë nga shërbimi civil Nexhat Krasniqin, i cili është përfshirë në listën e zezë të Departamentit amerikan të Shtetit me dyshimet për korrupsion.

Aliu në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës bëri të ditur se Nexhat Krasniqi të hënën ishte dërguar në Komisionin disiplinor.

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën

“Më datën 3 nëntor jemi njoftuar nga Departamenti i Shtetit që për z. Nexhat Krasniqi ka masë… me vendim të Komisionit Disiplinor ai është hequr nga shërbimi civil”, u shpreh ministri Aliu.

Lajmi në përditësim…

YouTube player