KryesoreLajme

Komisionerja e re e zgjerimit: Jo shkëmbim territoresh

Me rikthimin e Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë Evropa po friksohet veç të tjerave edhe se mos në Ballkan rikthehet ideja e shkëmbimit të territoreve. Por tani për tani Brukseli duket se do ti përgjigjet me një “JO të fortë, hipotezës së ringjalljes së një propozimi të tillë. Këtë e ka thënë me gojën e saj kandidatja për komisionere për zgjerimin e BE-së, Marta Kos. Ish-diplomatja nga Sllovenia, të cilës presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i ka besuar procesin e zgjerimit, e ka konsideruar atë si një “propozim të papranueshëm”.

Lexo më shumë  NATO planifikon të ndërtojë një tubacion aviokarburanti nga Gjermania në Poloni dhe Republikën Çeke

Kur pyet nga eurodeputetët, gjatë procesit të dëgjimit në komisionet e parlamentit, para se emrat e propozuar të miratohen përfundimisht, nëse do e pranojë kthimin në agjendë të idesë së shkëmbimit të territoreve, në rast se një propozim vjen nga administrata e ardhshme e ëashingtonit nën drejtimin e Donald Trump. Marta Kos, e hodhi poshtë këtë ide. Refuzimi i saj qe kategorik duke e cilësuar “propozim të papranueshëm”. “Ç’do të ndodhë pas janarit kur të nis mandatin presidenti i ri amerikan, mbetet të shohim. Sa i përket ideve për shkëmbim territoresh, jo. Komisioni Evropian dhe unë, nëse konfirmohem, nuk do t’i ndjekim këto tendenca”, ishte e prerë sllovenia Marta Kos, duke shtuar se “evropianët duhet të shikojnë se çfarë mund të bëjnë vetë e jo të presin propozime nga të tjerët”.

Lexo më shumë  SHBA kërcënon të mbyllë Starlinkun nëse Ukraina nuk do të nënshkruajë marrëveshje për mineralet

Rruga Press

YouTube player