Komisioneri i Mbrojtjes i BE-së: Evropa është një ”gjigant i fjetur”, të rrisim aftësitë tona mbrojtëse
Kur bëhet fjalë për mbrojtjen, Evropa është gjithashtu një gjigant. Por një gjigant në gjumë. Së bashku, duhet ta zgjojmë gjigantin, deklaroi Komisioneri i Mbrojtjes i BE-së, Andrius Kubilius, në konferencën vjetore të Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes.
”Duhet të kombinojmë përpjekjet tona dhe duke qenë gati për të luftuar, jo si shuma e 27 shteteve, por si Evropë, shtoi Kubilius.
“Në një botë gjigantësh, edhe ne duhet të bëhemi gjigantë. Një gjigant i butë, që promovon të drejtën ndërkombëtare dhe bashkëpunimin, por i fortë”, theksoi ai.
‘’Komisioni Evropian po punon me shtetet anëtare dhe Ukrainën mbi prioritetet e industrisë së mbrojtjes, dhe raketat përfaqësojnë një prioritet urgjent”, shtoi Kubilius.
Rruga Press

