Lajme

KOMF në Ditën e Fëmijëve: 72 për qind e fëmijëve raportohet se janë disiplinuar me dhunë

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që fëmijët të jenë prioritet i parë.

KOMF thotë se mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në Kosovë vazhdon të cenohet. Thuhet se bazuar në raportet 72 për qind e fëmijëve janë disiplinuar me dhunë.

“Të dhënat tregojnë për gjendje të rëndë të mirëqenies së fëmijëve, e sidomos fëmijëve të cenueshëm. 22.8% e fëmijëve jetojnë në varfëri përderisa 7.2% e tyre jetojnë në varfëri ekstreme. 72% e fëmijëve raportohet të jenë të disiplinuar me dhunë (presion psikologjik dhe/ose ndëshkim fizik). 5% e fëmijëve janë të përfshirë në punë. Vetëm 15% e fëmijëve të moshës 3-4 vjeç vijojnë programet për edukim në fëmijëri të hershme. 8% e fëmijëve të moshës 7-12 vjeç, janë raportuar të kenë vështirësi funksionale të paktën në një fushë. Vetëm 38% e fëmijëve që jetojnë në komunitete janë vaksinuar plotësisht. Vetëm 1% e buxhetit total të buxhetit qendror ndahet për shërbime sociale. Ofruesit e shërbimeve sociale për mbrojtjen e fëmijëve në vazhdimësi rrezikojnë mbylljen e shërbimeve si pasojë e mungesës së financimit të qëndrueshëm”, thuhet nga KOMF.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

KOMF u ka bërë thirrje institucioneve qendrore e komunale që ta prioritizojnë mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve përmes rritjes së buxhetit, ngritjes së kapaciteteve dhe zbatimit të legjislacionit për të siguruar që fëmijët të rriten shëndetshëm dhe të arrijnë potencialin e tyre të plotë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *