Shëndetësi

Kombinimi i këtyre dy përbërësve do t’ju ndihmojë të shëroni disa sëmundje

Kombinimi i mjaltit dhe susamit bën mrekulli për trupin dhe me vetëm një lugë çaji në ditë, bëhet një burim i shkëlqyer i hekurit, magnezit, kalciumit, manganit dhe shumë më tepër. Jo vetëm që ka shije të mrekullueshme, por është edhe një thesar i vërtetë i shëndetit. Kjo përzierje natyrale është një burim i shkëlqyer i vitaminave, E, A dhe B, si dhe minerale dhe acide yndyrore omega 3 dhe 6.

Rekomandohet të merret në mëngjes me stomak bosh. Susami dhe mjalti forcojnë imunitetin, reduktojnë dëshirën për ëmbëlsira, trajtojnë kapsllëkun, trajtojnë problemet e stomakut dhe janë jashtëzakonisht të dobishëm në rastet e gastritit, kolitit dhe ulçerës. Përveç kësaj, kjo përzierje forcon kockat, stimulon aktivitetin mendor, rrit qëndrueshmërinë fizike dhe përmirëson cilësinë dhe shëndetin e flokëve dhe lëkurës.

Gjithçka që duhet të bëni është thjesht të përzieni një lugë mjaltë dhe një lugë fara susami dhe më pas t’i përzieni derisa të përftoni një masë homogjene. Duhet patjetër të konsultoheni me mjekun tuaj përpara se të përdorni metoda të tilla natyrale si kjo.

Rruga Press

YouTube player