Bota

Kombinimi AstraZeneca – Pfizer rrit nivelin e antitrupave, thotë studimi

Vaksinimi i përzier kundër koronavirusit, së pari me vaksinën AstraZeneca, pastaj me Pfizer/BioNTech, rrit nivelin e antitrupave neutralizues për gjashtë herë, krahasuar me dy doza të AstraZeneca-s, tregon një studim i Koresë së Jugut.

Studimi përfshiu 499 punonjës mjekësorë: 100 prej tyre morën doza të përziera, 200 morën dy doza Pfizer/BioNTech dhe pjesa tjetër morën dy doza AstraZeneca.

Të gjitha vaksinimet rezultuan me antitrupa neutralizues, që e ndalojnë virusin nga hyrja në qeliza dhe nga shumimi i tij.

Lexo më shumë  ‘Dexit’? E djathta ekstreme, AfD do që Gjermania të dalë nga BE

Përzierja e vaksinave tregoi sasi të ngjashme të antitrupave që janë gjetur te personat që kanë marrë dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Edhe një studim i publikuar muajin e kaluar në Mbretërinë e Bashkuar ka gjetur se një dozë e vaksinës Pfizer/BioNTech, nëse jepet katër javë pas një doze të vaksinës AstraZeneca, do të prodhojë përgjigje më të mirë imunitare.

Studimi i Koresë së Jugut gjithashtu analizoi aktivitetin neutralizues ndaj varianteve kryesore shqetësuese të koronavirusit, tha Agjencia e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në Korenë e Jugut.

Lexo më shumë  ‘Dexit’? E djathta ekstreme, AfD do që Gjermania të dalë nga BE

Asnjë nga kombinimet nuk demonstroi aktivitet të zvogëluar neutralizues kundër variantit Alfa, të identifikuar së pari në Britani, por neutralizimi u ul me 2.5 deri në 6 herë ndaj varianteve Beta, Gama dhe Delta, të zbuluara së pari në Afrikën e Jugut, përkatësisht në Brazil dhe Indi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *