Sport

Kombëtarja shqiptare/ Kontroll i detajuar për gjendjen fizike të futbollistëve, stërvitja nis me jelek GPS

Kombëtarja shqiptare ka zbritur në fushë për të kryer seancën e parë stërvitore në prag të ndeshjes me Anglinë. Nën urdhrat e trajnerit Reja ka qenë pjesa me e madhe e futbollistëve, përveç mbrojtësit Marash Kumbulla dhe sulmuesit Bekim Balaj që i janë bashkuar Kombëtares në mbrëmjen e djeshme dhe nuk kanë arritur në kohë për seancën stërvitore.

Gjithashtu, në grupin e lojtarëve mungonte edhe Armando Broja. Sulmuesi i shumëpritur do të udhëtojë ditën e sotme drejt Shqipërisë, për t’iu bashkuar pjesës tjetër të lojtarëve.

Sa i përket seancës stërvitore, Thomas Strakosha ka pasur një shqetësim në gju, gjë që nuk e ka lejuar të stërvitet me pjesën tjetër të ekipit.

Lexo më shumë  Renditja e FIFA-s/ Arritje historike për Kosovën, Shqipëria qëndron në vendnumëro

Portieri ka ndërprerë stërvitjen dhe ka vazhduar me stafin mjekësor për të kryer disa teste më të hollësishme, për të mësuar nëse do të jetë i gatshëm për këto ndeshje. Aktualisht, në dispozicionin e Rejës ngelen vetëm Etrit Berisha dhe Gentian Selmani.

STËRVITJA

Seanca ka nisur me ritëm të lehtë dhe e ndarë në dy grupe lojtarësh. Nga një anë, Cikalleshi, Çekiçi, Hysaj, Uzuni, Dermaku dhe Gjasula, kanë vazhduar me vrapime të lehta, kjo për arsye se të dielën kanë luajtur të gjithë me skuadrat e tyre respektive dhe kanë marrë ngarkesë të madhe.

Ndërsa pjesa tjetër e futbollistëve që nuk janë aktivizuar në fundjavë ose kanë luajtur ditën e shtunë, kanë zhvilluar një seancë të plotë stërvitore me ngarkesë normale.

Lexo më shumë  Renditja e FIFA-s/ Arritje historike për Kosovën, Shqipëria qëndron në vendnumëro

Ajo që ra në sy ishte edhe vendosja e jelekut me GPS nga ana e lojtarëve, pasi stafi teknik do që të shikojë me detaje se si është kondicioni dhe gjendja fizike e çdo lojtari.

Në bazë të kësaj, Reja do të qartësohet edhe sa i përket formacionit dhe lojtarëve që do të luajnë në “Ëembley”.

Në vëmendjen e Rejës është edhe i riu Ernest Muçi që është stërvitur me grupin. Lojtari i Legias ishte i fundit i thirrur nga italiani, duke u shkëputur nga Kombëtarja U-21 dhe më shumë mundësi trajneri i ka ruajtur disa minuta edhe për të në dy sfidat e radhës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *