Kombëtarja/ Ndeshja hapëse në Ligën e Kombeve kundër Rusisë në “Air Albania”
Kombëtarja shqiptare e futbollit u shortua në grupin e Ligës së Kombeve me Rusinë, Izraelin dhe Islandën.
Ndeshjet do të nisin në muajin qershor, ku do të luhen katër ndeshje ndërsa në muajin shtator do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit të grupit.
Ndeshjen e parë të këtij kompeticioni, kuqezinjtë do ta luajnë në “Air Albania” ndaj Rusisë më datë 2 qershor, ndeshjen e dytë do ta luajnë ndaj Islandës në transfertë më datë 6 qershor, kurse të tretën ndaj Izraelit po në shtëpi më datë 10 qershor.
Kuqezinjtë do t’i mbyllin ndeshjet e muajit qershor ndaj Rusisë në transfertë më datë 13 qershor, ndërsa do të rikthehen në fushë në muajin shtator.
Kombëtarja do udhëtojë drejt Izraelit më datë 24 shtator dhe tre ditë më vonë, më datë 27 shtator do të mbyllin këto eleminatore ndaj Islandës në “Air Albania”. Të gjitha këto sfida janë parashikuar që të luhen në orën 20:45.
E enjte, 2 qershor: Shqipëri – Rusi
E hënë, 6 qershor: Islandë – Shqipëri
E premte, 10 qershor: Shqipëri – Izrael
E hënë, 13 qershor: Rusi – Shqipëri
E shtune 24 shtator: Izrael – Shqipëri
E martë 27 shtator: Shqipëri – Islandë.
Rruga Press